Elisa Spiropali takon Yuri Kim, çfarë u diskutua

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Minsitrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, është takuar ditën e djeshme me ambasadoren e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim. Ajo ka ndarë foto në rrjetet sociale, ku shkruan se Shqipëria është përzgjedhur për të marrë pjesë në  “Samitin për Demokraci”, iniciativë e Presidentit Biden.

“Prita sot në zyrë Ambasadoren Amerikane Yuri Kim, Drejtorin për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Z. Benjamin A. Rockwell, dhe Shefen e USAID, Zj.Mischere Kawas.

Shqipëria është përzgjedhur të marrë pjesë në “Samitin për Demokraci”, iniciativë e Presidentit Biden që bën bashkë udhëheqës botërorë dhe aktorë të tjerë nga vende demokratike, si një mundësi për të ndarë përvoja dhe thelluar bashkëpunimin në mbrojtjen dhe avancimin e demokracisë kudo në botë.

Filluam punën për të koordinuar agjendën e përbashkët të samitit si një mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë për të punuar edhe më ngushtë me partnerët tanë”, shkruan Spiropali.

Zjarr Tv Ad