Fatmir Xhafaj plas deklaratën e fortë: Vettingu në polici dështoi, sepse nuk e donin njerëz brenda mazhorancës, kanë lidhje kriminale

0
137
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka bërë një ddeklaratë shumë të fortë mbrëmjen e djeshme, pasi u shpreh se Vettingu në polici dështoi, për shkak se nuk e donin njerëz brenda mazhorancës.

“Vettingu në polici është mungesë vullneti politik, njerëz të caktuar brenda mazhorancës nuk kanë dashur”, tha Xhafaj në A2 CNN. Ai shpjegoi edhe procedurat e këtij vettingu dhe e krahasoi me vettingun e gjyqësorit. Vettingu në polici është diçka e zakonshme në çdo polici, dhe ne nuk e kishim. Nuk ka polici në vendet e konsoliduara që nuk i nënshtrohet vlerësimit periodik. Nuk kishte lidhje fare me Vettingut e gjyqësorit, sidomos për policët e thjeshtë, do largoheshin ata që ishin dukshëm të papajtueshëm me atë rol. Ndërkohë, vettingu ishte më i thelluar për drejtuesit, sepse ato ishin modeli. Fatkeqësisht ky proces ka dështuar, është shtyrë në kohë thonë disa, dhe nuk është pozitive”. Sipas tij, disa elementë brenda Policisë së Shtetit, kanë lidhje me bandat kriminale, ndaj me dështimin e vettingut, është cënuar edhe besueshmëria e policisë”.

Zjarr Tv Ad