Sot mediat u morën gjerësisht mbi aferën korruptive të incerenatorëve ku janë perfshirë mjaft zyrtar të lartë të cilët pritet të hetohen nga SPAK. Por reagimi i vetëm erdhi nga ish drejtori i Agjensisë Kombëtare të Ujësjelles Kanalizimeve Infrastrukturës dhe Mbetjeve Alqi Bllako që këto lajme i quajti thjesht : zhurmë.
Por Kryefjala.com zbuloi dokumentin zyrtar (bordero) me të cilin SPAK do ta ketë të vështirë që të rrijë duarkryq. Dokumenti tregon se Edmond Bllako babai i Alqi Bllakos në konflikt të plotë interesi publik dhe në shkelje me ligjin është paguar me gati 8.500€ në muaj nga kompania e incerenatorëve Integrated Energy BV SPV.
Si mundet Alqi Bllako të kerkoje llogari një kompanie që i paguan babain me 100 mijë euro ne vit?
Nderkohë paga e babait te Alqi Bllakos është tërësisht “qoke” që kompania e mbetjeve i bën zyrtarit, sepse është rroga më e lartë në atë kompani rrogë që nuk e merr as menaxheri kryesor aty.
Ky dokument i ka kaluar edhe hetuesve dhe prokurorëve te SPAK duke vërtetuar zërat se nga historia e incerenatoreve do të përfundojne në burg emra te mëdhenj të përfshire në këtë afere/ Kryefjala.com