Varfëria është ulur këmbëkryq në qytetin e Kuçovës, ku çdo familje është në kufijtë e mbijetesës. Nga një vëzhgim i bërë nga SYRI TV në shumë lagje të këtij qyteti është vënë re se banorët marrin edhe ushqime “me listë” në dyqanet ushqimore apo marketet e lagjeve.
Varfëria e tejskajshme në qytetin e Kuçovës i ka detyruar banorët që edhe ushqimet e shportës ti blejnë me lista në dyqane. Ky fenomen po dëmton në këtë mënyrë edhe bizneset që tashmë nuk po nxjerrin dot asnjë fitim nga dyqanet e tyre ushqimore,ku listat e borxheve janë të pafund.
Ndërkohë banorët e Kuçovës shprehen se,gjendja e tyre ekonomike është tejet e vështirë dhe se ata e kanë të pamundur të përballojnë jetesën me pensionet,rrogat apo përkrahjen sociale që marrin.
Është për të ardhur keq kur dëgjon banorët të flasin për vaktet e tyre ushqimore të përditshme,ndërkohë që kur i pyet nëse e blejnë dot mishin apo jo të gjithë zgurdullojnë sytë, pasi çmimi i mishit ka shkuar 10 mijë lekë për kilograme.