Aktivistja Evi Kokalari ka ironizuar Bashën përmes një statusi në ‘Facebook’ duke e krahasur me “grekë në fshatra” me mentalitet provincial. “Mos vallë e ka dhe ky nga mentaliteti provincial?” shprehet ajo
STATUSI
Grekët e Amerikës shpesh tallen me Grekët e Greqisë, për provincializmin dhe mentalitetin e tyre, që shpesh nuk kuptohet nga dikush i lindur në Shtetet e Bashkuara.
Një nga historitë që më ka argëtuar në këtë kuadër, është ajo e një Greku në një fshat të Kretës, që kishte ndërtuar një shtëpi pa leje, dhe kur bashkia shkoi t’ia shëmbte, Greku hypi mbi çati, dhe i kërcëntonte me pushkë në dorë që të mos i afroheshin.
Kështu më duket dhe Lulzim Basha këto ditë, i vetëm, mbi çati, që kërcënon se Partinë nuk lëshon!!
A thua ta ketë dhe ky nga mentaliteti provincial?