Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Analisti gjerman është bërë pjesë e një episodi aspak të këndshëm. I ftuar në një emision televiziv përmes një lidhje “skype”, analistit i ndodhi diçka që as nuk e kishte imagjunuar, papritur djali i tij u shfaq në kamer dhe nisi të bëjë “prapësira”.
Teksa ai ishte duke analizuar ndikimin ekonomik të dorëheqjes, i biri u shfaq duke kërcyer e duke bërë fytyra qesharake para kamerës.
Fëmija bëri çdo përpjekje për të përqendruar vëmendjen tek ai, duke e shtyrë drejtuesin e TV të pyeste zotin Kirkegaard: A punon djali juaj për qeverinë greke?
Duke kuptuar se djali i tij ka bërë diçka pas shpinës së tij, Kirkegaard qeshi dhe tha se fëmijët janë shumë të vështirë për t’u kontrolluar.