Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Presidenti Ilir Meta, e kaloi fundjavën, larg Tiranws, duke zgjedhur si destinacion Skraparin, ku ka vizituar edhe Kanionet e Osumit.
Gjatë kësaj vizite, Meta është ndalur në Bregun e Zabërzanit dhe ka takuar një nga blegtorët vendas.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka vënë në dukje moshën e re të blegtorit, ku ka shtuar se mbështetja ndaj tyre, nuk duhet të mungojë për të shmangur më pas shpopullimin, por edhe pakësimin e blegtorisë në vend.
“Me Juli Liçollarin, në Bregun e Zabërzanit, një nga blegtorët e rinj të cilët duhen mbështetur më shumë, në mënyrë që të ndalojmë shpopullimin, por edhe pakësimin e blegtorisë në këto treva të mrekullueshme”, shkruan Meta.