Nga Edi Oga:
Për të shtuar edhe më tepër zallamahinë që ka kapluar opozitën, mjeshtri ndërkombëtar i politikës, kryeministri më kohëzgjatur i demokracisë, E.R., me anë të pengut të tij politik L.B., hodhi në fushën e betejës kalin me emrin “Vetting-u i politikanëve”! A thua se poltikanët deri tani kanë qenë të pakontrolluar në aktivitetin e tyre! A thua se nuk ka struktura dhe institucione që paguhen për të kontrolluar politikanët, qofshin në pushtet, qofshin në opozitë?! Dosja me letrat për t’u zgjedhur deputet është më e trashë se dosja e dokumenteve që kërkohen për t’u bërë shtetas amerikan! Ata kalojnë në deklarime, vetëdeklarime, kontrolle, verifikime, nga individë, juri e komisione me gjithfarë emrash të komplikuar për të na dhënë idenë se, kur ulen në një karrige të lartë pushteti, janë të pastër si qelibar!
Por nuk qenkan të tillë! Na paskan gjënjyer! Na paskan hedhur hi syve! Gjithë këta vjet! Politikanët shqiptarë paskërkan nevojë urgjente për një veting! Për një kontroll të kujdesshëm e të imët, si nënat që kontrollojnë kokat e fëmijëve për morra të rinj! Opozita e kërkoi këtë edhe në vitin 2018, por me sa duket atëbotë u rregulluan ndryshe me pushtetin. Mbaruan punë dhe e lanë vetingun në sirtar. Mjeshtri E.R. mendon se tani është koha të dalë sërish nga sirtari, sepse me anë të tij do t’i japë goditjen përfundimtarëve asgjësuese kundërshtarëve historikë, Berishës dhe Metës. Afërmendsh, vetingun do ta bëjë S*PAK-u! Jemi shumë pak dhe jetojmë shumë pranë me njeri-tjetrin, për të fshehur gjëra që nuk mund të fshihen. Politikanët e korruptuar mund të kenë fshehur paratë, por që janë të korruptuar, kuptohen nga fytyra, nga ngërdheshjet, nga fjalët që flasin dhe nga rrobat që kanë veshur, siç kuptohen pr*osti*tutat jashtë një b*ord*elli!
Nuk është më e fshehtë, të gjithë shqiptarët e dinë që:-me politikanët e korruptuar që kanë vjedhur mbi 50 milionë Euro mund të mbushësh një furgon. -me ata që kanë vjedhur nga 2 – 50 milionë Euro mund të mbushësh një autobus. -me ata që kanë vjedhur nga 200 mijë – 2 milionë një tren. -me ata që kanë vjedhur deri 200 mijë Euro, një kroçerë gjigande.
Shumica absolute e politikanëve që kanë pasur pushtet, kanë vjedhur, por jo me maskë në kokë, me a*rmë dhe me thes në dorë. Kanë vjedhur me stilolaps. Forma më e shpeshtë e vjedhjes ka qenë përfitimi idirekt me anë të klientëve, duke shpërdoruar detyrën! Më parë, klientët kanë qenë më të shumtë dhe shifrat më të ulëta, sot janë një grup i vogël njerëzish, janë po ata, kurse shifrat e parave që lëvizin janë miliardëshe! Më parë, politikanët dhe k*rim*inelët i ndantë një hendek i thellë moral dhe social. Një hendek që erdhi duke u holluar derisa u zhduk krejt. Sot kriminelët janë në politikë, politika fuqizohet nga mbështetja që i jep k*rimi dhe pushteti që del nga kjo politikë e fëlliqur, afërmendsh që do t’i shërbejë kryesisht k*rimit. Të gjitha zhvillimet që do të pasojnë, jemi të d*ënuar t’i përcjellim si spektatorë. Sepse opozita nuk është aleate e qytetarëve në kundërshtinë publike ndaj të bërave dhe të pabërave të pushtetit, por është kthyer në një vegël e zellshme dhe me çmim të lirë e këtij të fundit, në qëllimin e tij jo për qeverisje, por për sundim!Newsbomb