Ish-kryeministri Berisha njofton “Foltoren” e radhës në Kavajë: Ftoj demokratët të marrin pjesë

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha, njofton takimin e radhës me demokratët, në atë që e quan “Foltorja”, nismë e tij për të larguar Lulzim Bashën nga kreu i PD.

Berisha thotë se takimi i radhës, do të mbahet nesër (e martë) në qytetin e Kavajës. Ai i bën thirrje demokratëve t’i bashkohen.

Neser diten e marte me daten 26 tetor ne ora 17:00 ne Pallatin e Kultures te qytetit te Kavajes do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.

Ftoj demokratet dhe demokratët e Kavajes te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! Sb”, njofton Berisha.

Zjarr Tv Ad