Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka firmosur ndryshime të tjera në radhët e policisë. Burime për newsbomb bëjnë me dije se; bëhet fjalë për ndryshime në nivel zv.drejtorash dhe shefa në Drejtorinë e Policisë së qytetit të Korçës.
Këto ndryshime, vijnë vetëm disa ditë pas atyre të javës së kaluar, ku në 12 drejtori vendore, përfshirë ato të kufirit dhe migracionit, u emëruan drejtues të rinj.
Lëvizjet e sotme, do të prekin dhe drejtoritë e tjera të Policisë në vend, për t’i dhënë një tjetër “impuls” punës së uniformave blu.
Ngjarjet e fundit ku disa efektivë të policisë së Korçës u pezulluan nga detyra, pasi u akuzuan për shpërdorim detyre, gjithashtu eleminimi në Fier dhe grabitja në Fushë-Krujë, duken se kanë vënë në lëvizje drejtorin e ri.
Këto vendime të marra priten që të bëhen me dije për publikun në orën 13:00 të ditës së sotme, ku kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, do të dalë në një deklaratë për mediat.