Arben Ahmetaj: Kemi ulur varfërinë më shpejt se vendet e tjera, brenda 10 vitesh rinia nuk do të largohet nga vendi

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zv. Kryeministri, Arben Ahmetaj, gjatë fjalës së tij në ceremoninë së memorandumit të bashkëpunimit me Kombet e Bashkuara, tha se Shqipëria është duke kaluar përmes dy goditjeve të mëdha t*ërmetit dhe pandeminë, për të mos përmendur edhe krizën energjitike që rrezikon sot vendin tonë.

Ahmetaj u shpreh se; qeveria nuk ka lënë askënd mbrapa gjatë këtyre goditjeve dhe u është gjendur pranë të gjithë atyre familjarëve të cilët kanë qenë në vështirësi. Gjithashtu, Ahmetaj kujtoi dhe një vizitë të zhvilluar së bashku me Kryeministrin Edi Rama, në një familje të varfër të cilët humbën shtëpinë e tyre për shkak të t*ërmetit. Ahmetaj theksoi se në këtë rast nëse qeveria do të ishte treguar e ftohtë dhe t’i tregonte derën e bankës, as pas 10 vitesh kjo familje nuk do kishte shtëpinë e saj.

Mënyra si një shoqëri trajton të pambrojtur është shenja e qytetërimit. Çdo agjensi në OKB ka ndihmuar qeverinë të mbështesë këto grupe. Kjo ditë është edhe një ditë reflektimi. Shqipëria po kalon përmes dy goditjeve të mëdha dhe të tretës, të krizës së energjisë., Ne nuk jemi vend i pasur por jemi vend në zhvillim. Mënyra si u qasëm ndaj goditjeve tregon maturi të qeverisë shqiptare. Nëse i referohemi zhvillimeve dhe prekim atë që kanë nevojë. Ne nuk lamë askënd mbrapa pas ditës së vëshjtirë të 25 nëntorit. Po u afrojmë familjeve ndihmë që nga grantet e deri te shtëpitë falas. Këto janë politika që kushtojnë. Të mos lësh askënd mbrapa do të thotë ta kthesh ditën e vështirë në krenari. Shpesh herë u tregoj miqve të mi kuptimin e të qenurit shërbëtor publik.

Një ditë me kryeministrin shkuam në një fshat të Tiranës për t’i dorëzuar nënës së një djali me probleme më shëndetësore me dy fëmijë si yje. Nëna ishte gati mosha e nënës time dhe djali nuk kishte mundësi të punonte. Atë moment mendova se çfarë do i ndodhte asaj familje nëse kjo qeveri do dilte dhe të bënte të ftohtin e ekonomisë së tregut duke i treguar familjeve derën e bankës për kredi. Besoj ajo nënë as pas 10 vitesh nuk do kishte dot shtëpinë e vet ose do kishte te dera e shtëpisë bankën përditë. Ngritja jonë është e shpejtë dhe e pamjaftueshme për të shkuar atje ku duam ne. Asnjëherë nuk duhet të harrojmë që ky vend ka nevojë të ndihmojë fëmijët dhe rininë dhe pas disa vitesh të themi ne e frenuam uljen e popullsisë”, tha Ahmetaj.

Ndër të tjera, Ahmetaj deklaroi se Shqipëria ka ulur varfërinë me një shpejtësi të madhe krahasuar me vendet e tjera. Sipas tij brenda 10 vitesh, rinia shqiptare nuk do tentojë të ikë nga vend por do zhvillojë ambicien e saj në Shqipëri.

Nuk lë pa përmendur, një falënderim të madh me kombet e bashkuara dhe vendet që na ndihmuan. Projekti për akademinë e kodimit nuk do kthejë Shqipërinë në vend digjital por do fusë ambicien që pas 10 vitesh të themi sot Shqipëria ka një rini që nuk tenton të ikë por të garojë me ambicien e vet brenda zhvillimeve të vendit. Të qenit anëtar i BE ngelet ambicia jonë kryesore. Shqipëria e ka ulur varfërinë në raport me vendet e tjera me një shpejtësi shumë më të madhe. Varfëria nuk ulet me fjalë të ngrohta. Të gjitha janë false nëse nuk mbështeten nga reforma intensive. Nuk rri pa përmendur reformën në drejtësi që ka futur elektricitet të rëndësishëm”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad