Basha i përgjigjet Ramës, shpërndan postimin e zyrtares së BE dhe nxin Shqipërinë: Renditet mes Egjiptit dhe Afganistanit

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili më herët përmes një editoriali në Politico.eu  shprehu ambicien dhe suksesin e Shqipërisë drejt integrimit në BE. Editorialin e Ramës në lidhje me integrimin, e shpërndau në Twitter edhe zyrtarja e lartë e BE, diplomatja Angelina Eichhorst, postim të cilit Basha i shton disa akuza, duke thënë se nuk jemi një vend demokratik.

Basha ka publikuar në rrjete sociale disa grafikë, të cilët sipas tij pasqyrojnë raportin e World Justice Project, Bankës Botërore si dhe BERZH-it, sa i përket korrupsionit dhe sundimit të ligjit. Në lidhje me sundimin e ligjit, kryedemokrati Basha thekson se jemi mes Afganistanit dhe Kazakistanit, ndërsa për indeksin e korrupsionit jemi mes Egjiptit dhe Zambisë, ndërsa për nivelin e rryshfetit jemi midis Zambisë e Marokut.

“Renditja e Shqipërisë sipas Projektit të Drejtësisë Botërore si dhe BB dhe BERZH: Sundimi Ligjit: Midis Kazakistanit dhe Afganistanit; Indeksi i Korrupsionit: Midis Egjiptit dhe Zambisë; Niveli i Ryshfetit: Midis Zambisë dhe Marokut. Përcaktimi është i nevojshëm për t’u përballur me autokratët e korruptuar të BB”, shkruan Basha.

Basha shprehet se nevojitet vendosmëri për t’u përballur supas tij me autokratët e korruptuar të Ballkanit Perëndimor. Më herët, në një editorial për Politico.eu., kryeministri Rama i ka dhënë 4 këshilla BE, ku kërkon projekte ekonomike dhe mbështetje për të krijuar treg të përbashkët rajonal, ndihmë për krizën energjetike dhe programe të përbashkëta për arsimin e lartë.

Zjarr Tv Ad