700 milionë euro borxh, Ibrahimaj në Komision: Na duhen për të paguar huan e marrë më herët

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Ekonomisë,ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka listuar të gjitha arsyet se pse Shqipëria po merr 700 milionë euro borxh, që sipas saj do të emetohet në vitin e ardhshëm, për të mbuluar nevojat e qeverisë, si për financimin e borxhit të kaluar ashtu edhe për nevojat që ka shkaktuar pandemia.

“Emetimi i një eurobondi ka një rëndësi të veçantë sidomos për vendet me një ekonomi të vogël. Eurobondi jo vetëm na ndihmon për plotësimin normal të nevojave të buxhetit të shtetit, por përfaqëson një mundësi për të përmirësuar perspektivat e investitorëve, duke prezantuar më tej perspektivat optimiste afatmesme.

Në daljet e mëparshme kemi pasur norma interesi në rënie. Eurobondi do të jetë nga  500-700 milionë euro dhe një afat maturimi nga  7 deri në 10 vite në bazë të tregjeve të huave. Jemi në përfundim të plotësimit të dokumenteve. Financimi do të përdoret për mbështetje buxhetore dhe do të përdoret arsimi, shëndetësia, bujqësia apo infrastruktura dhe mbështetje e investimeve publike. Një pjesë i investimit do të mbetet në thesar për vitin 2022

Të gjitha gjasat janë që dalja në tregjet e jashtme vitin e ardhshëm, do të jetë më e shtrenjtë. Edhe vende të tjera të rajonit si Serbia apo Maqedonia e Veriut kanë dalë në tregjet e eurobondit. Në eurobond dilet për shkak se mund të përballesh me interesa më të ulëta. Sa i takon FMN vlerësimet kanë ardhur duke u përmirësuar”, u shpreh Ibrahimaj në Komision. Ibrahimaj tha se inflancioni deri në 3% është i qëndrueshëm, megjithëse theksoi se brenda inflacionit çmimet performojnë ndryshe, për një produkt është më i lartë e për një tjetër më i ulët.

“2.5% inflacion është inflacion më se i qënderueshëm. Rritja e çmimeve është pozitive në vend derisa nuk arrin një nivel të shqetësueshëm. Deri në nivelin 3% inflacioni është i qëndrueshëm. Parashikimet e FMN nuk parashikojnë rritje të inflacionit përtej 3% madje gjatë vitit të ardhshëm do shkojmë në 3%. Brenda inflacioni ka grup  çmimesh  që performojnë ndryshe, kame çmime më të larta dhe më të ulëta”, tha Ibrahimaj.

Zjarr Tv Ad