Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Gjatë ditës së sotme, po vazhdon procesi i rinumërimit të votave për disa kuti në kuadër të zgjedhjeve të 25 Prillit. Në shifrat e publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, vihet re se ka një ndryshim sado modest në rezultatet e rinumërimit.
Nga shifrat shohim se partia Demokratike ka fituar më së shumti vota, duke shtuar konkretisht 89 vota. Ndërsa edhe partia Socialiste ka fituar më shumë vota sesa në rezultatin e 25 prillit, saktësisht 69 vota më tepër.
Ndërkohë bie në sy që votat e kandidatëve të pavarur nuk kanë ndryshuar duke mbetur në shifrat e mëparshme të deklaruara nga KQZ në përfundim të numërimit për zgjedhejt parlamentare.