Batuta e Petro Koçit: Edi Rama erdhi pa mjekër dhe u bë rrugës, kryetarët e opozitës ishin pa mjekër dhe pa të mbetën

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti socialist Petor Koçi është shprehur nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria ka ndryshuar shumë, por politika në vend jo dhe aq. Sipas tij, Edi Rama erdhi në politikë pa mjekër dhe u bë me të rrugës, ndërsa kryetarët e opozitës kanë qenë dhe janë pa të.

“Ne kemi pasur dhe kemi një kryetar partie që ka ardhur pa mjekër dhe pastaj rrugës është bërë me mjekër. Ndërsa kryetarët e opozitës ishin pa mjekër dhe pa mjekër kanë mbetur. E kam fjalën për rolin e politikës. Ajo duhet të garojë më mirë me forcën e ndryshimit të shqiptarëve”, tha me humor deputeti socialist.

Më tej, Petro Koçi tha se opozita ishte “bashkëpunëtore” në fitoren e PS për zgjedhjet e 25 prillit.

“Ju na keni ndihmuar shumë që të fitonim mandatin e tretë. Bëtë disa premtime, se shqipëtarët do hanin me garuzhde floriri. Këtë lloj politike nuk e pranon dot njeri dhe shqiptarët besuan premtimet realiste që mazhoranca i kishte të mirëkalkuluara.

Ju na keni ndihmuar edhe në gjëra atë tjera. Krijuat një bandë të armatosur që tmerroi qytetarët me armë. Ishin po ju që dogjët kutitë e votimit. Ishit po ju që bëtë një batare 14 shtatoresh mbi institucioonet. Ishit po ju që braktisët vetë zgjedhjet lokale dhe nuk keni asnjë bashki. Janë mëkatet tuaja që u bënë bashkëpunëtore të fitores tonë në 25 prill”, shtoi Koçi.

Zjarr Tv Ad