Kryetari i FRPD dhe deputet i Tiranës, Belind Këlliçi, ka raguar ashpër pas deklaratave të zv/ Kryeministrit Arben Ahmetaj, se Shqipëria e ka ulur varfërinë në raport me vendet e tjera me një shpejtësi shumë më të madhe.
Në postimin e tij në “Facebook”, Këlliçi ka theksuar se “Shqipëria ka borxhin më të lartë në rajon. Ky është fakt. Sikurse është e ditur se nuk ka shtëpi që mbahet me miell hua. Këtë borxh do e lajnë gjeneratat që vijnë pas; të rinjtë dhe të rejat shqiptarë”.
Reagimi i Belind Këlliçit:
“Paska thënë Ben Ahmetaj: Shqipëria e ka ulur varfërinë në raport me vendet e tjera me një shpejtësi shumë më të madhe. Ke ulur varfërinë duke marrë borxh???! Është në rregull ky? Nga cili satelit e shikon Shqipërinë? Me çfarë fluturon Beni?
Shqipëria ka borxhin më të lartë në rajon. Ky është fakt. Sikurse është e ditur se nuk ka shtëpi që mbahet me miell hua. Këtë borxh do e lajnë gjeneratat që vijnë pas; të rinjtë dhe të rejat shqiptarë.
Prandaj deklarata e tij, se “rinia nuk do të largohet më në 10 vitet e ardhshme”, është një tallje ndaj të rinjve dhe prindërve të tyre. Më shumë se kushdo, këtë tallje e vuajnë në kurriz ata 500.000 shqiptarë që lanë vendin e tyre këto 8 vite”.