Pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Ahmetaj për varfërinë në Shqipëri dhe për ikjet e shqiptarëve, ka reaguar deputeti demokrat Edi Paloka.
Në një postim në rrjetin social facebook Paloka shkruan se, “Rama, ky dhe ata si ky , vërtetë që nuk e kanë ndërmend të ikin as nga Shqipëria e as nga qeveria po nuk i shporrëm ! Po këta nuk shporren as me grisje letrash, as me recitime, as me beteja boshe në Parlament”.
Ja postimi i plotë:
Ky shkon tek Nusreti në Dubai (1 mijë dollarë bifteku) “për të ngrënë një çap bukë” dhe vjen me Bentley (250 mijë dollarë) në Parlament e pastaj flet për varfërinë e shqiptarëve…! Rama ndërkohë po bën gati dy muaj që shetit me charter nëpër botë ! E ne kërkojmë që këtyre vetingun t’ju a bëj SPAK-u i Ramës !!!
Rama, ky dhe ata si ky, vërtetë që nuk e kanë ndërmend të ikin as nga Shqipëria e as nga qeveria po nuk i shporrëm ! Po këta nuk shporren as me grisje letrash, as me recitime, as me beteja boshe në Parlament. Me këtë situatë, ata janë më komodë se kurrë . Prandaj vazhdojnë e tallen me shqiptarët!