Gjinushi e quajti ‘sajesë’ Akademinë Albanologjike, Luan Përzhita i përgjigjet: Është mjaft mirë e strukturuar dhe vepron brenda ligjit

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deklaratave të Skender Gjinushit për ‘akademi të sajuara’ i është përgjigjur nga Shkodra, Luan Përzhita, rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike. Përzhita tha se Akademia e Studimeve Albanologjike vepron brenda ligjit të arsimit të lartë dhe shkencës dhe është e strukturuar mjaft mirë.

Ndërsa, studiuesi Afrim Krasniqi, tha se shteti shqiptar nuk ka strategji për shkencën dhe albanologjinë. Sipas Krasniqit, Shqipëria është e vonuar, ndërsa shumica e kërkimeve shkencore janë mbi baza vullnetare dhe ne duhet të krijojmë një kulturë të re, ku faktet historike të bëhen të pakontestueshme.

 

Për deklaratën e Gjinushit, Krasniqi u shpreh se Akademia e Shkencave vuan nga politizimi dhe koncepti i tyre është më shumë të kontrollojë sesa të prodhojë.
Deklaratat erdhën gjatë një konference me temë “Drejt një strategjie të albanologjisë”, të organizuar këtë të marte në Universitetin e Shkodrës.

Kujtojmë se 3 ditë më parë Gjinushi tha se edhe pse Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike ka votuar kundër bashkimit të instituteve me Akademinë e Shkencave, kjo gjë nuk varet prej tij.

“Këtu në mënyrë të çuditshme flitet për varësi. Të kesh frikë të jesh pranë është e pakuptueshme domethënë që të ketë një reagim të tillë. Të shkosh nga një vend në tjetrin nuk shkrin. Do jetë pranë akademisë së shkencave. Fjala akademi nuk do është më e sajuar siç e kanë tani, sepse është nj

Zjarr Tv Ad