Një 29 vjeçar nga Tirana është arrestuar nga Policia në Durrës pasi rezultonte në kërkim. Ndaj tij ishte bërë denoncim për mashtrim, pasi i riu kishte marrë një makinë Mercedes Benz me qira dhe nuk e kishte kthyer më.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, kapën dhe ndaluan shtetasin B. B., 29 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 21.10.2021, shtetasi R. Ç. ka bërë kallëzim se ky shtetas i kishte marrë me qira mjetin tip “Benz” dhe nuk ia kishte kthyer më. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.