Buxheti 2022/ Bledi Çuçi: Do rrisim numrin e hetimeve proaktive, prioritet përmirësimi i kontrollit rrugor

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Brendshme, në buxhetin për vitin 2022 ka informuar se mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe garantimi i sigurisë së jetës, shëndetit dhe pronës së qytetarit, janë prioritete për veprimtarinë e Policisë së Shtetit.

“Ministria e Brendshme synon të kontribuojë në përmirësimin e vazhdueshëm të Sigurisë së Personaliteteve Vendas dhe të Huaj, të Objekteve të Rëndësisë së Veçantë nëpërmjet rritjes së kapaciteteve menaxhuese dhe përputhjes me standartet europiane në fushën e sigurisë. Gjithashtu, Ministria e Brendshme synon konsolidimin e mëtejshëm të një sistemi bashkëkohor të dixhitalizuar të regjistrit kombëtar të gjendjes civile (RKGJC), të sistemit të regjistrit kombëtar të adresave (RKA) dhe sistemit të personalizimit dhe shpërndarjes së letërnjoftimit elektronik dhe pasaportës biometrike”, thuhet në relacionin e buxhetit 2022.

Disa nga objektivat e Ministrisë së Brendshme janë: Rritja e numrit të hetimeve proaktive në luftën kundër kirmit të organizuar, tra*fiqeve, kor*rupsionit; Konkretisht synon rritjen e Hetimeve të kurorëzuara me ndëshkim nga organet e drejtësisë me 3 % me shume krahasuar me vitin 2021; Përmirësimi rrënjësisht i sistemit të kontrollit rrugor, duke synuar krijimin e një kulture të re në qarkullimin e mjeteve dhe të qytetarëve dhe sidomos në menaxhimin e sigurisë rrugore. Synohet ulja e numrit të aksidenteve në rrugë në masën 1% çdo vit; Rritja e nivelit të sigurisë publike duke forcuar kontrollin e territorit dhe policimin në komunitet përmes rritjes së numrit të shërbimeve të patrullimit si dhe reduktimit të kohës së reagimit të shërbimeve policore nga 17 minuta në vitin 2021 në 15 minuta në vitin 2024”.

Zjarr Tv Ad