Plas keq në Kuvend/ Basha-Ramës: Të dukem i fortë ë? Të ka marrë malli për Berishën, merrni dhe Metën dhe qani hallet bashkë

0
143
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lulzim Basha, përmes Edi Ramës ka akuzuar Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilët i ka quajtur trekëndësh të B*erm*udës. Në Kuvend Basha tha se Edi Ramën, e ka marrë malli për Sali Berishën dhe prandaj merret kaq gjatë me problemet e brendshme të PD-së.

Basha:

Zonja kryetare, ka diçka themelisht gabim, kur vjen këtu me një citim që e ke mësuar përmendësh, je bërë shumë i lexueshëm, me një fjali e kuptojnë të gjithë. Thuaj që të ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën, bëni trekëndëshin e B*erm*udës, dhe qani hallet bashkë.

Unë nuk jam këtu për të qarë hallet tuaja, a do ta plotësojnë ty demokratët dëshirën për të na kthyer pas? Jo sepse të kam mundur në 2011-tën. Nëse të dukem i fortë, ky është problemi yt, nuk kam nevojë unë të të poshtëroj. Ja tek i ke faktet, merri këto , kërkoji tigrit që t’i japë. (nxjerr të dhënat për shkollat, fondet e BE në raport me fondet e qeverisë).

Zjarr Tv Ad