Edi Rama sfidon Lulzim Bashën: Ëh të keqen vëllai të kam xhan, mos bëj të fortin këtu, nuk arrin të mbledhësh 50 demokratë bashkë

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, nuk i kurseu sot ironitë dhe batutat me kryedemokratin Lulzim Basha.

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë i hapi edhe ‘sfida’ Bashës, ndërsa shtoi se do të fliste me të pasi ky i fundit do të qëndronte me 50 demokratë jashtë selisë së PD, në të njëjtën kohë.

Deklarata e Ramës:

“Pse rrinë në çadra ata? Rrinë jo se i kemi lënë ne. Por ata rrinë në çadra e punojnë, ndryshe nga ty e nxjerrin bukën me punën e tyre dhe jo si ty nga të tjerët. Ata po bëjnë atë që ti në fakt ke bërë sikur e ke bërë. Ata rrinë në çadra se e kanë larg tokën, fermën, nga zona ku janë apartamentet. Ti kur i qan hallin popullit, mban një erë hipokrizie, që edhe këta që janë këtu dhe ata andej e kanë të vështirë që të përballojnë se dhe këta e kanë gënjyer veten se ti je lideri.

Ata gdhihen dhe ngrysen nëse ti apo jo lider. Kjo nuk është puna ime. Puna ime është që të të kujtoj ty se kur vjen këtu dhe bën të fortin, e para mëso se ça ke bërë. E di gjithë Tirana, e gjithë Shqipëria, mendoj se sa shumë gjëra di Tirana dhe Shqipëria për ty. Mendoji dhe këto dhe fiksohu te faktet dhe argumentet. Ka shumë fakte të cilat flasin se pse qeveria nuk është në lartësinë e duhur. Ka shumë argumente që mund të trajtohen në mënyrë civile. Po këto që del ti dhe bën të fortin, na i kurse këto. Mos e përsërit më nëse e provon që të jesh në gjendje kur ti mbledhësh 50 bashkë jashtë mureve të SHQUP, hajde flasim prapë se si rrihet pranë njerëzve eh të keqën vëllai se të kam xhan”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad