Basha ngrihet të marrë fjalën sërish, Braçe i revoltuar: Ke 3 orë dërr dërr, boll mo burrë…

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Debate janë zhvilluar sërish në Kuvend pasi deputeti Erion Braçe ka kërkuar të flasë për procedurë, por që nuk e ka marrë fjalën pasi sërish në foltore ka shkuar sërish Lulzim Basha. Barçe është ngritur në këmbë duke thënë se ai ka tre orë që flet, ndërsa Taulant Balla ka kërkuar që të vazhdohet me rendin e ditës.

Pjesë nga debat:

Braçe: Nuk ka më kuptim tani. Ka tre orë që flet.

Balla: Jo nuk e merr dot më fjalën. As Braçe, as njëri.

Basha: Për replikë.

Braçe: Ke 3 orë që flet. Dërr dërr dërr. Boll mo burrë… Basha: Unë nuk përmenda asnjë emër. Më intereson që të ndal vjedhjen e shqiptarëve. Nuk përmenda asnjë emër. A doli këtu për procedurë. A foli? Jo nuk foli. Dijeni vendin tuaj. Edhe kur e ngatërroni, unë nuk iu ngatërroj.

Ahmetaj: Po bëhu serioz më.

Basha: Nuk jemi këtu për ju. Jepini shqiptarëve atë që është e shqiptarëve. Ahmetaj: Ti quan çirak e usta, faleminderit për fjalën. E ke parë që të referohem me etikë parlamentare. Po flas me kryetarin tëndë. Mos ndërhy. Ti punët e shtetit i çuan çirak..

Zjarr Tv Ad