Basha sfidë të hapur Ramës: Bëhu burrë e voto Vettingun, unë e bëj i pari, ti i dyti

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha, deklaron se Kryeministri Rama ka frikë nga vettingu në politikë dhe sa herë që e përmend, fillon dhe belbëzon. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i PD-së shprehet se kreu i qeverisë ka asgjësuar thelbin e demokracisë në vend me zgjedhjet e 25 prillit. Basha e cilëson kryeministrin si Lukashenko i Ballkanit.

“Njerëzit rrijnë në çadra se duan të rrijnë dhe të marrin bonusin. Pra qeveria u ka dalë borxhi. Ministrja juaj tha se varfëria është çështje teknike. Ndërkohë që me propozimin që keni sjellë këtu, i cili do diskutohet kur të mbarosh justifikimet verbale, me këto keni propozuar që tju merrni para shqiptarëve për 7 kontrata koncesionare me vlerë 2 mld dollarë. PPP klientëve tuaj dhe nga ana tjetër thoni skemi kur të gjejmë paratë për të zbritur TVSH-në e ushqimeve. 150 mln euro për të yulur çmimin e bukës, vajit dhe sheqerit. Familjeve që i viziton çdo ditë dhe hanë vetëm një herë në ditë. Ky je ti. Tjetra është fasadë. Ke sjellë 7 kontrata koncesionare me 2 mld euro. Ky është plani yt. Të vjedhësh shqiptarët, pasuritë e shqiptarëve dhe votën nuk është virtyt.

Duhet nd*ëshkuar, por duke qenë se drejtësia e reformuar e 22 korrikut 2016, çdo dhemi vogël që del ia thyen ti me ç*ekiç, zoti na ruajt, jo mua por për të gjithë të rinjtë, që të bëjmë ka*rshillik me ty. Duam 10 vite të kapim maratonin e v*eseve dhe borxheve që i kë future shqiptarëve. Vetingun e politikanëve e duan të gjithë. Çfarë do bësh ti konsulta me ndërkombëtarët. Dole nga selia e PS-së the se do zgjatet vetingu në drejtësi dhe kur bëhet fjalë për atë të politikës fillon dhe belbëzon. Kjo është frikë. Frika nga kor*rupsioni është dhe më e keqe. Frika e korrupsionit shtyn të bësh gjëma më të mëdha si ajo e 25 prillit. Ab*u*zimi me fondet e të*rmetit, rindërtimit dhe pandemisë, fryrja e administratës me 12 mijë anonimë, që janë patronazhistë.

Meqë se di  se ça bankomati ishte bashkia e tiranës kur ishte ti, meqë e humbe, meqë pretendon se nuk i njeh oligarkët me të cilët bërë pazare për manipulimin. Meqë pretendon të kundërtën dhe më thua mendohu mirë, bëhu ti burrë njëherë dhe votoje vetingun e politikanëve, t’i marrim me rradhë, dhe ndryshe nga rregulli vjetër të mos e fillojmë nga plaku por nga i riu e bëj unë i pari, bëje ti i dyti dhe pastaj të tjerët me rradhë nga i pari  te i fundit.

Konstatimet janë të ODIHR që të ka vendosur si Lukashenko i Ballkanit. Të kanë mbetur shumë pak argumente por kërkon aleatë. Brenda shtëpisë tënde të ka ngelur një grusht, brenda oborrit të oligarkëve, ata që dalin me kobure në xhep dhe lekët e drogës, të jesh i sigurt që po i rrshqet toka nën këmbë. Ti ke vetëm një rrugë, të pranosh që ke 8 vite që e mban vendin pengë, të kërkosh ndjesë për viktimat, të larguarit, të tregosh pengesë për asgjësimin e demokracisë. T’i heqësh duart nga fyti i SP*AK-ut. Daljen në opozitë si interesi më i mirë i shqiptarëve dhe pastrimin nga llumi i oligarkëve”, – u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad