Damian Gjiknuri sfidon Gaz Bardhin: Kam qenë 1 herë në Maltë, nëse gjen rast të dytë jap dorëheqjen këtu

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, ka bërë një deklaratë të fortë nga foltorja e Kuvendit, duke iu përgjigjur Gazmend Bardhit të PD. Ky i fundit e akuzoi për shtëpi në Maltë dhe disa udhëtime, ç’ka solli më pas reagimin e Gjiknurit.

Numri dy i PS, tha në Kuvend se ka qenë një herë në jetë në Maltë, kur ka qenë Ministër, ndaj u zotua që nëse Bardhi do të gjente një udhëtim të dytë, ai do të jepte menjëherë dorëheqjen.

“Për ato shpifjet këtu, jo Malta… Nëse gjen se unë kam qenë më shumë se një herë në Maltë, po gjete dy udhëtime, një herë kam qenë, kur isha Ministër. Kam qenë në tetor të vitit 2017 ose 2018. Nëse gjen të dytin do japë dorëheqjen, ose ti do japësh dorëheqjen, ose unë ose ti në këtë sallë”, u shpreh Gjiknuri.

Deklarata e Damian Gjiknurit:

Ju problemin e keni me kontratat e inceneratorëve apo me personat në fjalë? E dyta në këto kontrata ministria që unë kam drejtuar nuk ka asnjë rol. E treta nuk mund të them se ato janë kontarata të gabuara, meqë nuk kam firmosur unë. Por skemën që keni bërë çojeni deri në fund, me kallëzimin.

Për ato shpifjet këtu, jo Malta… Nëse gjen se unë kam qenë më shumë se një herë Maltë, po gjete dy udhëtime, njëherë kam qenë kur isha ministër. Kam qenë në tetor të vitit 2017 ose 2018. Nëse gjen të dytin do japë dorëheqjen, ose ti do japësh dorëheqjen, ose unë ose ti në këtë sallë.

Zjarr Tv Ad