“Nuk e shoh si një luftë gjelash”, Flutura Açka për situatën në PD: Berisha dhe Basha do të gjejnë një zgjidhje, në mos do të isha…

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD në Elbasan, Flutura Açka në debatin mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të partisë, Lulzim Basha, nuk ka zgjedhur të përkrah askënd. Ajo është shprehur se ende nuk e di dhe se do ti duhej pak kohë për të vendosur se me anën e kujt do të jetë, teksa ka theksuar se Shqipëria nuk ka luksin të hapë konflikt me SHBA.

“Nuk e di si e shikoni ju, por për shkak të përvojës ia kam lënë të parëve në front, atyre që kanë më shumë përvojë, pasi ndoshta na duhet më shumë kohë për t’u mësuar me mjedisin në të cilin jemi. Sa i takon foltores së Berishës, unë nuk mund të komentoj shumë, sepse më duket një konflikt që lindi për një arsye ekstra-politike, ekstra demokratike.

Një konflikt që na erdhi si nga jashtë dhe është një konflikt mes liderit historik dhe atij të ri. Demokratët ende nuk janë mësuar me këtë konflikt. Do të duhet të mësohen që të shohin nëse është i drejtë. Unë akoma nuk kam vendosur. Mes personave konfuzë jam edhe unë, pra nëse është një konflikt i drejtë ose jo. Një gjë është e sigurtë ne nuk mund të bëjmë konflikt me SHBA, sidomos PD e cila ka pas një dashuri ndaj Amerikës” – tha ajo.

Ajo ndër të tjera është shprehur se edhe pse ka një konflikt mes Bashës dhe Berishës, PD dhe baza e saj është bashkë.

“Unë mendoj se pavarësisht konfliktit që duket, por është më pak se kaq. Është një parti që me bazën e saj është bashkë. Që do të thotë se pavarësisht se duket sikur janë të detyruar të përzgjedhin mes Berishës dhe Bashës kam përshtypje që në esencë në substancë, ata e kanë zgjedhur PD.

Kjo është shumë e sigurtë që ata janë bashkë, të paktën në përceptimin tim duke qënë se jam shumë shpesh me bazën. Personalisht nuk do të më vinte mirë që PD, ti ndodhte ndonjë skizmë, për shkak të kësaj gjëje dhe unë nuk e shoh si një luftë gjelash, por mendoj që do të vijë një moment dhe do të pericipitoj. Edhe Z. Berisha dhe Z. Basha do të gjejnë një zgjidhje mes tyre, në mos pastaj do të isha shumë e trishtuar të shihja një konflikt të kësaj natyre” tha deputetja ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad