Dëshmia tronditëse e boshnjakes: Palmer më konfirmoi ndarjen e Kosovës. Berisha paska pasur të drejtë

0
128
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Plani për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ka ekzistuar vërtetë dhe një prej ideatorëve ka qenë ish-zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer.

Politikania boshnjake, Sabina Çudiç, nënkryetare e partisë boshnjake Nassa stranka, në Bosnje Hercegovinë, zbardhur bisedat që ka patur me të dërguarin amerikan në rajon dhe planet e tij për ndarjen e Kosovës dy vite më parë.

Çudiç thotë se Matthew Palmer, aktualisht i dërguar i Biden për mbikëqyrjen e programit të Reformës Zgjedhore në Bosnje, i ka konfirmuar ekzistencën platformës që do të konkludohej me firmosjen e marrëveshjes Prishtinë-Beograd, e cila parashikonte shkëmbimin e territoreve, de jure copëtimin e Kosovës dhe se po pritej momenti për t’ia prezantuar presidentit Donald Trump.

Çudiç rrëfen se ka patur mospajtime me Palmer që prej prillit të vitin 2019, kur u takua me të, ku prezent, thotë ajo, ishin edhe Shpend Ahmeti e Vlora Çitaku, i pari drejtues i Prishtinës dhe e dyta, ambasadore e Kosovës në SHBA, pasi ajo e kishte pyetur direkt nëse ishte ai mbështeste apo ishte ideator i planit për shkëmbimin e territoreve të Kosovës me Serbinë.

“Unë e takova zotin Palmer në Washington në prill 2019, ku merrja pjesë në një panel ku isha folëse së bashku me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, pastaj një anëtar i grupit negociator të Kosovës.

Biseda jonë u bë e parehatshme kur unë e pyeta atë direkt nëse ai ishte i implikuar përmes mbështetjes së tij (apo edhe autor) për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Çudiç.

Në po të njëjtën ditë, ajo thotë se një zyrtar serb në SHBA i tha se “një marrëveshje është arritur”, duke shtuar se “po kërkohej një moment i favorshëm që administrata Trump ta paracaktonte këtë marrëveshje si historike”.

“Më herët atë ditë, një zyrtar i ambasadës serbe në Washington, duke supozuar se dija më shumë sesa dija në atë kohë, më tha se ishte arritur një marrëveshje dhe se po kërkohej një moment adekuat dhe i favorshëm për administratën Trump për të paraqitur marrëveshjen si historike”, shkruan kjo zyrtare boshnjake.

“Në një bisedë me zotin Palmer, na u bashkua edhe Vlora Çitaku, në atë kohë ambasadorja e Kosovës në Washington. Duke e parë përshkallëzimin e mospajtimeve me Palmer, dhe duke i dalur në mbrojtje pa nevojë – ajo me nervozizëm më pyeti pse po ndërhyja në marrëveshjen që duhet të arrijnë Kosova dhe Serbia? Unë u përgjigja se pasojat katastrofike të një marrëveshje të tillë për Bosnje-Hercegovinën janë të padiskutueshme, por edhe për të gjithë Ballkanin.

Të nesërmen unë dhe Çitaku duhej të kishim një takim të përbashkët në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Rendi i ditës u ndryshua në minutën e fundit – më njoftuan se do të duhet të largohem pas prezantimit tim para se të fillojë sesioni për Kosovën. Fjalimi im i referohej kërcënimeve të sigurisë në lidhje me vazhdimin e nënshtrimit nga forcat destruktive të krahut të djathtë në Bosnje Hercegovinë”, shkruan ajo

Ndërsa thekson se “Plani për shkëmbimin e territorit të Serbisë dhe Kosovës u ndal nga opozita kosovare në vitin 2019 – me një angazhim të mbinatyrshëm në Bashkimin Evropian dhe Senatin Amerikan”.

Zjarr Tv Ad