Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj, është shprehur mbrëmjen e djeshme se Kuvendi që kërkon të mbledhë Sali Berisha, i ngjason më shumë një mitingu. Ai tha se ai nuk mund të jetë Kuvënd, pasi Kuvendin e mbledh Kryesia e Partisë.
Por, menjëherë Gjekmarkaj ka hasur në kundërshtinë e ish-zëdhënëses së PD-së Erla Mëhilli, e cila i tha deputetit që të mos i ofendojë anëtarët e Kuvendit, teksa shtoi se ajo e njeh mirë statutin, ndryshe nga Gjekmarkaj që mund të njohë mirë Bashën.
Pjesë nga debati:
Gjekmarkaj: Bëhet fjalë për një Kuvend që nuk dihet nëse do jetë legal. Ata do mblidhen në miting.
Mëhilli: Mos i ofendo ata, nuk është miting, është organi më i lartë vendimmarrës.
Gjekmarkaj: Nuk është Kuvend, se Kuvendin e mbledh Kryesia e partisë.
Mëhilli: Nuk e di sa e njeh ti Kuvendin, unë e njoh mirë. Ti mund të njohësh Bashën më mirë.