S’përmbahet Mustafa Nano: Nëse Berisha vjen në krye të PD, do jetë lideri më i izoluar politik

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Mustafa Nano, gjatë një interviste televizive, tha se nëse Berisha vjen në krye të PD, do të jetë një lider i izoluar, që nuk del dot as në takime në Evropë, kjo për faktin se është shpallur “non-grata” nga SHBA.

“Nëse Berisha vjenë në krye të PD, në vitin 2021, pas më shumë se tetë vitesh që humbi, vjen me moshë që ka, me damkë që ka non-grata, me faktin se me këtë damkë, edhe ne Evropë nuk ka për të takuar dikë, do të jetë një lider i izoluar në terma politike, do ngel në Kavajë, Tiranë, Shijak. Këtë e shoh si një rrethanë që avantazhon Ramën.“, tha analisti.

Sipas Nanos, Berisha ka bërë gabim që ka iniciuar lëvizjen e Foltores, sepse sipas tij, kjo përçan PD.

“Berisha ka bërë gabimin fatal, sepse kjo është një lëvizje që e përçan PD. Unë gjykoj se një nga veprimet më të poshtra në politikën shqiptare, është ajo që bëri Basha teksa përzuri babin e tij”, u shpreh Nano.

Zjarr Tv Ad