Përplasjet në PD/ Kapexhiu-Budina: Tërhiqe, tërhiqe, “pyka” hyri thellë, vetëm nga nëna nuk janë sharë

0
131
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nisma e opozitës për vettingun në politikë, ka shkaktuar zhurmë, por a dhe si duhet të bëhet? Për të diskutuar për këtë çështje në “ABC LIVE”, ishin dy personazhe të njohura të artit, Bujar Kapexhiu dhe Edmond Budina.

Ky vetting duhet bërë pa dyshim. Por sot janë disa probleme që na ngatërrojnë ne me njëri-tjetrin, këto problemet juridike, sepse opozita thotë se duhet të merret S*PAK-u, që destinacion ka të tjera probleme. Të tjerë thonë se nuk ka përse të merret S*PAK, por organe të tjera që janë të ngritura për pasurinë, që nuk po i themi të gjitha këto të tjerat. Po ajo që duhet bërë, një vetting për politikanët, duhet bërë”, u shpreh ai.

Por a e shikon të sinqertë deklaratën e Lulzim Bashës, që vettingu të nisë nga ati? “Unë marr esencën, që duhet bërë. Dhe ne jemi të kënaqur që duhet bërë për të hequr shumë dyshime dhe sharje, si hajdutë, i tillë dhe atillë dhe vetë politikanët do të jenë të qetë. Ata që do të jenë të sinqertë, që atë që kanë, e kanë me të drejtë”. Debatin për zgjatjen e afateve të komisionit të vettingun në drejtësi, Kapexhiu e ka ilustruar edhe përmes një karikature. “Tërhiqe, tërhiqe dhe mos e këput dhe ça është e vërteta po kriset dhe të shikojmë a do të shkojë deri në fund

Edmond Budina u shpreh se vettingun e politikanëve mund ta bëjë vetë kryetari i partisë. “Është e drejtë ajo që thotë Bujari, që duhet bërë, por përmes S*PAK-ut më duket jashtë mendjes. Nuk ka përse ta bëjë S*PAK-u këtë punë. Ai S*PAK-u ka qindra dosje atje, mund ta bëjë përpara se ta kërkojnë politikanët. Çfarë vetting zeza thonë këta, atë mund ta bëjë kryetari i partisë kur vendos për politikanët që konkurrojnë. Po kryetarët kush i vitingun, të gjitha na dalin virgjëresha. Dy liderët më duken se veprojnë dhe mendojnë njëlloj dhe nuk zgjidhet gjë fare” tha ai.

Por cfarë po ndodh brenda PD-së në përplasjen Basha-Berisha? “Në këtë krizë unë mendoj që është edhe mirë një lëvizje, një troshitje, turbullo, turbullo që të kthjellohet. Lul Basha kur të konkurrojë për kryetar, megjithëse e bëri një rizgjedhje, por mund të thotë që të konkurrojë edhe njëherë, sikur mund të jenë edhe të tjerë”, u shpreh Bujar Kapexhiu, duke theksuar faktin që PD-ja nuk duhet të çahet.

Por Edmond Budina mendon se nuk ka kthim pas. “Pyka’ ka hyrë shumë thellë. Këta kanë mbetur të shahen vetëm nga nëna dhe këtu nuk mund të mendohet më për bashkim”, deklaroi regjisori.

Zjarr Tv Ad