Manjani: Basha thyen rekord, falsifikon edhe vendimin e vet!

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku shprehet se Lulzim Basha na ka gënjyer.

Sipas Manjanit, Basha e ka përzënë përherë nga partia Sali Berishën dhe jo përkohësisht siç u shpreh vetë ai vetë ai në fillim.

Këtu Manjani ironizon duke theksuar se Basha del që ka falsifikuar edhe vendimin e vet, e padëgjuar më parë.

“Një gjë nuk kuptoj?!

Vendimi personal (i jetës) së Lulzim Bashës ishte përjashtimi i përkohshëm i Berishës nga grupi parlamentar. Deri në sqarimin e të vërtetës- tha. Pra vendimi ishte i përkohshëm..

Tani, me këto që thotë, del se vendimi i tij nuk na qenka më i përkohshëm. Ai me të veten e ka përzënë përherë nga partia.

Pra i bie që ka fallsifikuar edhe vendimin e vet… Dmth të fallsifikosh vendimet e të tjerëve e kisha dëgjuar, por të fallsifikosh vendimin tënd jo.!?

Ose ka gënjyer që në vendimin e parë… Në fakt nuk para gënjen…

Zjarr Tv Ad