Erion Veliaj: Karta e Studentit përfshin ilaçe me çmim të reduktuar

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka deklaruar se një tjetër shërbim i është shtuar kartës së studentit. Veliaj tha se studentët do të përfitojnë medikamente me çmime të reduktuara.

“Një kartë studenti që u debatua e u fol për 30 vite se kush e ka dhe kush duhet ta bëjë, vetëm ne i dhamë dum. Nuk kemi vetëm kemi Kartën e Studentit, por ofrojmë dhe 1500 shërbime, – e paprecedentë dhe për shumë prej kartave të studentit në plot qytete të tjera në perëndim ku askush nuk ka kapur këtë rekord shërbimesh”, tha Veliaj.

Më tej, Veliaj tha se; “Për të gjithë nevojat që një student do ketë në Tiranë, tashmë është një rrjet i tërë, i kudondodhur, ndoshta rrjeti më i madh që ne kemi në qytet, i cili ofron pjesën e vet të fitimit ta ulë për të ndihmuar studentët”, shprehet Veliaj.

Tashmë me kartën e studentit pritet të përfitojnë 75 mijë të rinj në Kryeqytet përmes 1500 marrëveshjeve të realizuara nga Bashkia e Tiranës.

Zjarr Tv Ad