Komision për Reformën Zgjedhore/ Balla: Dakordësi PD-PS për ngritjen e tij

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

PS dhe PD kanë rënë dakord për ngritjen e Komisioni të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Sipas kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla dakordësi mes PD-PS, ndërsa pritet edhe LSI. Ai theksoi se sapo projektvendimi të jetë gati do të kalojë sa më parë në seancë plenare.

Kemi shumë formula ekzistuese të mënyrës së organizmit të reformës zgjedhore. Ato janë drejtuar me bashkëkryetar, ose me ndërhyrjen e palëve. Ndaj le të vijojë puna, duke respektuar edhe të gjithë përfaqësimin parlamentar që kemi në kuvendit të Shqipërisë. Në këtë këndvështrim, sapo projektvendimi të jetë gati, sapo PD të propozojë bashkëkryetarin e tyre, ne të kalojmë në Kuvend ngritjen e komisionit të posaçëm. Propozimet kanë mbështetje prej më shumë se 28 deputetëve. Kuvendi e cakton qartë se si mbështeten nismat. Sapo të jetë plotësuar ky afat kryetrari i Kuvendit të thërrasë mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit.

Në këtë dispozitë të përcaktuar nga rregullorja, të jeni të sigurt se zonja Nikolla është mbi palët dhe do të respektojë rregulloren. Ju jeni vënë në dijeni. Do të kemi sot mbledhjen e parë të Këshillit të Legjislacionit dhe ligjeve. Propozimi ynë për ndryshimet kushtetuese është propozim që është rekomanduar nga miqtë ndërkombëtar të Shqipërisë, pasi ka të bëjë me çështje teknike për vijimin e një procesit historik të pastrimit të drejtësisë, siç është sistemi i Vettingut”, tha Balla.

Dhjetë deputetë të Partisë Demokratike depozituan kërkesën në Kuvend për të ringritur një Komision të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Qëllimi i këtij komisioni të posaçëm do të jetë hartimi i ndryshimeve kushtetuese dhe adresimi në kuadrin ligjor të rekomandimeve të .OSBE\ODIHR-it Në kërkesën e saj PD shkruan se ka konstatuar 5 tipologji shkeljesh të rënda në zgjedhjet e 25 Prillit dhe se të gjitha këto problematika meritojnë trajtim të veçantë nga Kuvendi në mënyrë që të adresohen nëpërmjet nismave ligjore dhe të mos përsëriten në zgjedhjet e ardhshme.

PD kërkon që komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore duhet të ketë anëtarësi të barabartë mes shumicës dhe pakicës dhe afat 6-mujor nga data e miratimit të këtij vendimi. Kjo kërkesë vjen pas ngritjes së Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, që sipas selisë blu puna e këtyre dy komisioneve duhet parë si komplementare, me qëllim garantimin për qytetarët të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Më herët Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend ndryshimet kushtetuese për reformën zgjedhore që kërkojnë zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut 2020, rikthimin e koalicioneve parazgjedhore dhe rikthimimin e komunave në ndarjen territoriale me funksionin e saj.

Zjarr Tv Ad