Zaev u dorëhoq, po tani “Open Balkan” a mund të shndërrohet në “Open Rama-Vuçiç”?!

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dha dje dorëheqjen pas humbjes që shënoi partia e tij në zgjedhjet vendore.

Dorëheqja e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev pas humbjes së thellë të partisë së tij në zgjedhjet lokale të së dielës i ka dhënë një goditje të fortë edhe nismës Open Balkan që do të zhvillonte në mesjave takimin e saj të radhës në Beograd. Zaev shpalli tërheqjen e tij të parevokueshme nga qeveria dhe nga kryesimi i LSDM, por bëri thirrje që shumica e sotme qeverisëse ta ruajë pushtetin duke mos i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Ndonëse ai fitoi vetëm 7 bashki në ndryshim nga opozita e djathtë që mori 20 të tilla, kryeministri në detyrë bëri thirrje që VMRO-DPMNE mos vijë në pushtet.

Nga ana tjetër opozita e VMRO-DPMNE është shprehur kundër nismës “Open Balkan”. Ajo e ka kritikuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut se po përdor “Ballkanin e hapur” si alternativë ndaj dështimit në rrugën e integrimit drejt BE-së.

Partia opozitare VMRO-DPMNE në Maqedoninë e Veriut gjithashtu kritikoi ashpër Zoran Zaev për iniciativën, duke e përshkruar atë si një alternativë ndaj anëtarësimit në BE. Gjatë samitit të këtij korriku kur “Mini Shengeni ndërroi emrin në Open Balkan, VMRO-DPMNE lëshoi një deklaratë:

Në këto kushte, Ballkani i Hapur ngelet vetëm me dy liderë, nga tre që kishte më parë. Ne keto kushte nuk do të duhej që të rindërrohej emri, nga Open Balkan në Open Vuçiç-Rama?

Zjarr Tv Ad