“Sa mirë! Ia prenë biletën aventurierit”, Berisha shpërthen ndaj Zoran Zaev: Ktheve Maqedoninë e Veriut në mollë sherri mes Serbisë dhe Bullgarisë

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar nga Foltorja në Kamëz edhe kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, i cili pak ditë më parë dha dorëheqjen pas rezultatit të dobët të partisë së tij në zgjehdjet lokale.

Berisha tha se qytetarët maqedonas ia prenë biletën këtij politikani të verbër, i cili u bashkua me Serbinë, duke harruar se Maqedonia e Veriut u formua pikërisht për të mos lejuar krijimin e Serbisë së Madhe. Ish-kryeministri tha se me tërheqjen e Zaev, “Ballkani i Hapur” vdiq po aty ku u pagëzua me emrin e George Soros.

“Një përshëndetje të përzëmërt dua t’u dërgoj votuesve të Maqedonisë së Veirut, që ia prenë biletën një aventurieri, i cili me aventurën e tij e shëndërroi Maqedoninë në  mollë sherri mes Bullgarisë dhe Serbisë. Ky politikan i verbër harroi se për Beogradin, Maqedonia u krijua për të mos lejuar formnimin e Serbisë së Madhe, por as të Bullgarisë së Madhe, por ky vrapoi drejt Beogradit sikur të ishte i biri i Pashiqit. Zhvillimi i Madh në Maqedoninë e Veriut, ishte se aty ku u pagëzua me emrin e George Soros “Ballkani i Hapur”, aty vdiq dy ditë më parë nga vota e qytetarëve”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad