Berisha nga Kamza sulmon Yuri Kim: Nuk mund të blesh demokratët me viza, si indianët që bliheshin me pasqyra

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë foltores së ditës së sotme në Kamëz ka deklaruar se askush nuk mund të blejë dhe shesë demokratët me viza, njësoj siç bënte Kolombi i cili blinte indianët me pasqyra.

Ndonëse nuk përmendi emër, mesazhi i Berishës linte të kuptohej se i drejtohej Ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila ka qenë ajo e cila muaj më parë i kërkoi publikisht Lulzim Bashës të përjashtonte nga grupi i PD-së Sali Berishës. Më tej Berisha shtoi se sovranitetin e Partisë Demokratike nuk mund ta prekë askush dhe se kjo parti do të kthehet fuqishëm.

“Një PD që përleshet dhëmb për dhemb me ta. Kjo është PD që do dalë nga ky proces. Foltorja jonë është kthyer në burim shprese për qytetarët. Por në fakt ka lemeritur pushtetin. Bëjnë gjithçka për ta etiketuar. Një qytetar nga minoritari më shkruan: Z.Berisha thuaji këtyre se ne që mblidhemi në Foltore, jemi burrat dhe gratë e djersës së ballit. Partinë Demokratike ne do ta ngremë më fuqishëm se kurrë. Sovranitetin e kësaj partie nuk mund ta prekë kush. Nuk mundet kush kurrë kësaj partie ti diktojëe se kush do jetë kryetari i saj , përveç votës tuaj.

Nuk mund të blejë dhe shesë me viza si Kolombi me pasqyra indianët demokratët e Shqipërisë. Ne do qëndrojmë si partnerë të denjë të SHBA-ve, BE-së. Ne jemi historia e Shqipërisë së lirë. Askush nuk ka të drejtë të jetë më krenar se ne. Ndaj dhe ne po rikthehemi më të fuqishëm. Dy fjalë për ata që hezitojnë të bashkohen. Ne jemi një me ta. Ata janë demokratë si ne por i themi se nje opozitë e vertetë është jetike. Një opozitë që vendimet ja marrin të tjeret nuk vijnë kurrë në pushtet. Është pseudoopozitë. Janë njerëz që shkelmojnë mbi njerëzit e tyrë. Kanë frikë nga vullneti juaj. Nuk vijnë kurrë në pushtet.”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad