Grida Duma zbaton porosinë: Përjashtimi i Berishës vendim i drejtë! Pse nuk u mblodhën strukturat

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetarja e PD, Grida Duma ka komentuar vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamnetar.

Në një intervistë për “Now” me Erla Mëhillin në Euronews, Duma deklaroi se vendimi i Bashës ishte i duhur, duke shtuar se strukturat nuk u mblodhën sepse nuk ishin të mirëinformuar për çështjen.

Sipas saj, Berisha nuk është përjashtuar nga PD por thjesht është pezulluar deri sa të sqarohet çështja e shpalljes non grata.

“Askush nuk i ka thënë kreut të PD se si duhet marrë ky vendim. Unë mendoj se marrëdhëniet me SHBA janë mbi statutin. Marrëdhëniet me SHBA janë mision për ekzistencën e PD.

Nëse kryetari i partisë do e delegonte në struktura, ato do kishin mungesë të informacionit. Berisha i ka thënë Bashës se do e zgjidh këtë gjë me gjyq. Vendimi i DASH nuk njihet as nga Berisha, atëherë mbi çfarë baze do të votonte baza?

“Unë mendoj që pasojat e vendimit që ka marrë Basha, do ta shtroj si e mendoj. Duhet ta merrte Lulzim Basha dhe ishte një vendim i duhur. Basha nuk duhet të më delegonte përgjegjësinë. Të tjerët janë të përfshirë emocionalisht në këtë vendim. Nuk pati përjashtim të Berishës, por pezullim. Kur thua nuk është çështje e PD atëherë duhet ta lësh vetë partinë, dhe të vazhdosh misnionin për të qartësuar pozicionin tënd”, tha Duma.

Zjarr Tv Ad