Adriatik Lapaj publikon foton dhe jep mesazhin e rëndësishëm: Kjo zonjë hyri me duar të pastra e doli me duar po aq të pastra nga politika

0
447
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokat Adriatik Lapaj përmes një postimi në rrjetet sociale jep një mesazh të fuqishëm. Ai shkruan se politika nuk është e keqe, por një mjet i jashtëzakonshëm për begatimin e një kombi nëse përdoret për atë qëllim.

Për këtë deklaratë të tijën, Lapaj niset nga kancelarja gjermane Angela Merkel, për të cilën ai shkruan se kjo zonjë hyri në politikë me duar të pastra dhe doli me duar po aq të pastra.

Postimi i Lapaj:

“Politika nuk është e keqe. Politika është mjet i jashtëzakonshëm për begatimin e një kombi nëse përdoret për atë qëllim.

Angela Merkel është sot një model frymëzues më shumë në panteonin e të mirëve në historinë botërore të politikës.

Zonja që hyri me duar të pastra e doli me duar po aq të pastra nga politika”, shkruan Lapaj.

Zjarr Tv Ad