Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e grupeve parlkamentare të PS-së dhe PD-së, Taulant Ballën dhe Alfred Rushajn.
Diplomatja amerikane përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se është e rëndësishme që palët politike të trajtojnë njëra tjetrën me respekt të ndërsjellë.
Postimi i Yuri Kim:
“Faleminderit kryetarëve të grupeve parlamentare Taulant Balla dhe Alfred Rushaj për takimin e për të ndarë pikëpamjet mbi prioritetet e tyre përkatëse legjislative. Është e rëndësishme që palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt të ndërsjellë, të diskutojnë dallimet me ndershmëri, të ngrihen mbi partishmërinë kur është e mundur.”- shkruan Kim.