Strasburg ndëshkon Beqjan/ Gjykata Evropiane kundër kompensimit për tre vjet të pages së deputetit, pas shkarkimit në vitin 2011

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur në mënyrë unanime të përjashtojë kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja për kompensim nga shteti shqiptar, pasi atij ju hoq mandati i deputetit në vitin 2011.

Ish- ministri i Shëndetësisë nga Partia Socialiste kishte ankimuar në vitin 2012 në Gjykatën e Strasburgut vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e mandatit të tij si deputet. Ai kishte pretendime për kompensim për tre vjetët që iu hoqën si deputet.Gjykata përmes një njoftimi ka bërë të ditur ka kërkuar disa shkresa plotësuese, por ish ministri nuk i kishte kthyer përgjigje.

Gjykata thotë se mosdorëzimi i një përgjigjeje mund të rezultojë në përjashtimin e kërkesës.“Për sa më sipër, dhe në mungesë të rrethanave të veçanta në lidhje me respektimin e të drejtave të garantuara nga Konventa dhe Protokollet në të, Gjykata, në mbështetje të nenit 37§1(a) të Konventës, gjykon se nuk justifikohet që të vijohet më tej me shqyrtimin e kërkesës, Për këtë arsye, Gjykata, në mënyrë unanime, Vendos ta përjashtojë kërkesën nga lista e saj e çështjeve”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës.

Ilir Beqaj paditi në Gjykatën e Strasburgut qeverinë e asaj kohe në drejtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi i ishte hequr mandati i deputetit me akuzën se kishte përfituar nga fondet publike.Nëse ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj do të kishe dalë fitues nga ky proces, atij do t’i njiheshin vitet që nuk e ushtroi detyrën e deputetit, ku ju hoqën tre vite të mandatit, mirëpo ai hoqi dorë nga procesi e për rrjedhojë, edhe Strasburgu e hoqi nga lista e çështjeve për shqyrtim.

Zjarr Tv Ad