Rama darkë me Vuçiç në Beograd, Kosova mungon sërish në “Open Ballkan”: Nuk kemi ftesë!

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Samiti i “Open Ballkan” do të mbahet nesër në Beograd të Serbisë. Në këtë takim do të marrë pjesë kryeministri Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, si dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, i cili zëvendësoi kryeministrin e dorëhequr Zoran Zaev. Edhe këtë radhë Kosova nuk është bërë pjesë e nismës “Open Ballkan”.

Ndërkohë zyra e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk ka pasur një ftesë dhe ka përsëritur qëndrimin se nisma “Open Balkan” është një nismë pa vizion për rajonin dhe se nismat rajonale duhet të kenë prezencën e BE-së.

Për ne, i ashtuquajturi ‘mini-Shengen’ apo Open Balkan është nismë pa vizion për rajonin. Nisma të tilla rajonale duhet që ta kenë BE-në brenda, sikurse në rastin e Procesit të Berlinit, kur përveç prezencës së BE-së, të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor trajtohen të barabarta.

Për këtë angazhohet Kosova. Ne kemi propozuar avancimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA, sipas modelit të EFTA-EEA, nga e cila do të përfitonin njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”,  thuhet në deklaratën nga zyra e kryeministrit Albin Kurti për News 24.

Zjarr Tv Ad