Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar këtë të enjte një takim me drejtorin e Policisë së Shtetit Gledis Nano. Takimi mes të dyve ka nisur prej afro 30 minutash në ambientet e drejtorisë së përgjithshme.
Ky është takimi i parë zyrtar mes ambasadores së SHBA dhe kryepolicit Nano, i cili mori detyrën më 7 tetor, dhe pritshmëritë ndaj tij janë të larta. Mësohet se pas takimit, ambasadorja Yuri Kim do të ketë një deklaratë për median.
Nano është përfolur si i preferuari i amerikanëve për postin e drejtorit të përgjithshëm të policisë, ndërkohë që pjesë e edukimit të tij ka qenë dhe një trajnim në SHBA, nga FBI.