Takimi në Serbi, flet Edi Rama: Fermerët dhe sipërmarrësit mbështesin “Ballkanin e Hapur”, të zgjerojmë tregjet tona, njerëzit të jetojnë më mirë

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama është shprehur se sipërmarrësit dhe fermerët mbështesin projektin e “Ballkanit të Hapur”. Sipas tij, tregjet e të gjithë vendeve të Ballaknit janë të vogla, por nëse integrohen me njëri-tjetrin, kthehen në tregje të rëndësishme dhe thithin investime të huaja direkte.

“Më vjen shumë mirë që sot na u dha mundësia të ballafaqohemi direkt me sipërmarrësit, nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe problemet e tyre reale. Të gjithë njëzëri, në mbështetje të Ballkanit të Hapur, ata kërkojnë që ajo që ne nënshkruajmë të kthehet në realitet dhe lehtësime në kufi për ta”, shtoi kryeministri shqiptar nga takimi që po mbahte në Serbi.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Më vjen shumë mirë që jemi fokusuar aty ku ëhstë dhe thelbi i kësaj nisme, si të zgjerojmë ekonomitë tona, tregjet tona. Të cilat janë tregje të vogla, por që nëse integrohen me njëra-tjetrën, kthehen në një treg të rëndësishëm, jo vetëm për ne, por edhe për investime të huaja direkte.

Më vjen shumë mirë që sot na u dha mundësia të ballafaqohemi direkt me sipërmarrësit, nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe problemet e tyre reale. Të gjithë njëzëri, në mbështetje të Ballkanit të Hapur, ata kërkojnë që ajo që ne nënshkruajmë të kthehet në realitet dhe lehtësime në kufi për ta. Kemi eksportues në nga Serbia, Shqipëria dhe vende të tjera.

Për të çuar eksportet nga Konispoli në Serbi, nga ara, duke i kaluar nëpër dogana. Apo të presësh tre javë nga agjencia e vendit tjetër, për produkte që vijnë nga një vend tjetër.

Nga ana tjetër, kemi rënë dakord për një qëndrim të përbashkët, adresuar BE, duke e kuptuar situatën fare mirë atje, me bllokimin që i është bërë procesit për Maqedoninë dhe Shqipërinë. Por duke nënvizuar se ne nuk kemi asnjë lëkundje për të ndërtuar në vendet tona me standardet e BE.

Sot, e kam shpjeguar se të gjithë fermerët që e kanë të lidhur volumin e tyre në eksport, janë mbështetësit më të mëdhenj të Ballkanit të Hapur. Ky prejekt është një nismë për mirëqënien e njerëzve, që përtej problematikave, meritojnë të jetojnë më mirë. Të kenë një hapësirë më të madhe lëvizjeje dhe ndërveprimi.

Zjarr Tv Ad