“Mos u çudisni kur bizneset e tyre të vijnë më parë se qeveritë”, Rama nuk lë rast pa trajtuar keq Kosovën: Kanë arsye pa aryse…

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama nuk lë rast pa e quajtur të pabazë refuzimin e Kosovës për tiu bashkuar procesit të Ballkanit të Hapur. Teksa fliste sot në Serbi, Rama tha se nisma e ballkanit të hapur është në interes të ekonomisë shqiptare, dhe kjo çështje është më e rëndësishmja për një kryeministër.

Rama:

Procesi i Berlinit është një proces që ka mbetur në rrugë, nga një samit në tjetrin, në tjetrin çdo vit. Dhe çdo vit me qartësisht për të zbatuar ato që duhen, është krijuar kjo nismë duke përshpejtuar dhe njëkohësisht duke monitoruar zbatimin. Ballkani i Hapur nuk është për tre vende, është për 6 vende, dhe ndryshe nga procesi i Berlinit nuk merret dot peng nga asnjë vend. Nuk jemi te detyruar që të bëjmë konsensus sikur jemi një karikaturë e Këshillit Europian.

Ballkani i Hapur është i të gjithëve, nuk është vetëm i tre vendeve, por as Shqipëria, as Serbia dhe as Maqedonia e Veriut, nuk do të presin sa të biden të tjerët. Arsyet se pse janë refuzues të tjerët i kam dëgjuar, i kam dëgjuar me shumë vëmendje të tre, më vjen shumë keq, por i konsideroj arsye të mos arsyes. Pse ça ju duken ju interesat ekonomike të Shqipërisë? Ju duken gjë e vogël, për çfarë do jem këtu unë për interesat ekonomike të Gjermanisë. Interesat ekonomike fuqizohen direkt nga Ballkani i Hapur.

Kur ne të bëjmë samitin e radhës në Tiranë, në muajin dhjetor, kur ne tiu dorëzojmë sipërmarrësve atë që kemi ndërmend, për një kanal jeshil, mos u çudisni që kompanitë nga Mali i Zi, Bosnja dhe Kosova, do të vinë te Ballkani i Hapur më parë se qeveritë e tyre. Mos u çudisni, se kjo nuk është një iluzion, kjo është një kërkesë ultëritëse e ekonomive tona, e njerëzve tanë, e njerëzve që duan të lëvizin për turizëm. Pse ça jemi ne, të lëmë sikur nuk ekziston potenciali që ka vendi ynë për turizëm, po patjetër interesat ekonomike të Shqipërisë.

Zjarr Tv Ad