Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi jashtë “Open Ballkan”, Rama: S’mund të presim t’u mbushet mendja edhe atyre që bëjnë sikur s’e kuptojnë

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Ramë është pyetur nga gazetaret se nëse do bënin diçka për të përfshirë edhe vendet e tjera të rajonit duke përfshirë edhe Kosovën. Rama gjatë fjalës së tij tha se “Ballkani i Hapur” është zbatim i proceesit të Berlinit duke thënë se përfshin 6 vende dhe jo tre.

Ai tha se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë vendosur që të ecin para për të zhvilluar ekonominë dhe se nuk do të presin askënd. Teksa arsyet e Bosnjës, Malit të Zi dhe Kosovës për mos qenë pjesë e Ballkanin të Hapur e quajti “arsye e mos-arsyes”.

“Po. Pikërisht se procesi i Berlinit është një proces pasi ka vendosur një kornize vlerash dhe kriteresh ka mbetur në rrugë. Nga një samit në tjetrit, tjetrin e tjetrin cdo vit. Cdo vit e më qartësisht për të zbatuar ata që thuhen është krijuar kjo nisëm që nuk është asgjë tjetër vec së një njësi e procesit të Berlinit duke përshpejtuar e duke monitorial zbatimin. Ballkani i Hapur është nuk është për 3 vende është  6. Ndryshimi i Berlinit nuk merret peng nga asnjë vend. Përcakton qartë që kush nga vendet do të ece shpejtë.

Arsyet se pse janë refuzues të tjerët i kam dëgjuar, i kam dëgjuar me shumë vëmendje të tre, më vjen shumë keq, por i konsideroj arsye të mos arsyes. Pse ça ju duken ju interesat ekonomike të Shqipërisë? Ju duken gjë e vogël, për çfarë do jem këtu unë për interesat ekonomike të Gjermanisë. Interesat ekonomike fuqizohen direkt nga Ballkani i Hapur.

Kur ne të bëjmë samitin e radhës në Tiranë, në muajin dhjetor, kur ne tiu dorëzojmë sipërmarrësve atë që kemi ndërmend, për një kanal jeshil, mos u çudisni që kompanitë nga Mali i Zi, Bosnja dhe Kosova, do të vinë te Ballkani i Hapur më parë se qeveritë e tyre. Mos u çudisni, se kjo nuk është një iluzion, kjo është një kërkesë ultëritëse e ekonomive tona, e njerëzve tanë, e njerëzve që duan të lëvizin për turizëm. Pse ça jemi ne, të lëmë sikur nuk ekziston potenciali që ka vendi ynë për turizëm, po patjetër interesat ekonomike të Shqipërisë,” tha Rama ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad