Ahmetaj për “Bashkëqeverisjen”: Do bëheni pjesë e platformës, do të bashkëqeverisim me inovacion

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zv.kryeministri Arhen Ahmetaj në Parlament i ka kërkuar opozitës që të votojnë dhe t’i japin rëndësinë e duhur ligjit për bashkëqeverisjen. Ai është shprehur se ky ligj do ndihmojë në shërbimet e administratës dhe në uljen e korrupsionit.

“Nëse një qytetar nuk e gjen të drejtën në zyrën e shërbimeve lokale, merr kilometra të tëra që të takojë deputetin, të shkojë të drejtori i përgjithshëm në Tiranë….Që ju të mos i thoni më nuk kemi mundësi. Ju do bëheni pjesë e platformës, do të bashkëqeverisim me inovacion.

Do t’u japim të drejtën të vini këtu e të thoni… bëjeni tuajën platformën për të na kërkuar llogari, ku dështuam sepse edhe do të dështojmë ndonjëherë. Votën e morëm ne, po kjo s’do të thotë që të mos kemi mundësi të bashkëqeverisim” tha Ahmetaj ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad