Spiropali i drejtohet opozitës: Shqetësimin e keni me patrionazhistët, ju në zgjedhje ishit magazinë pa inventarë

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja për Shtetin dhe Parlamentin Elisa Spiropali i ka bërë thirrje deputetevë të opozitës që të bëhet pjesë e votimit në të mirë të qytetarëve për “bashkëqeverisjen”. Ajo tha se bashkëqeverisja është derë e hapur për qytetarët. Ajo me ironi ka thënë se bashkëqeverisja nuk ka të bëjë me patronazhistët.

“Bashkëqeverisja nuk është vetëm dera për ankesat e qytetarëve por dhe dera që do të mbyllet për çdo punonjës që abuzon me postin. Kjo nismë ligjore nuk vjen nga ligji por nga eksperienca 4 vjeçare diskutimi. Në këtë projektligj është listuar të gjithë mësimet e marra dhe roli i agjensisë në këto katër vite. Për këtë arsye ka lindur dhe nevoja që projekti i bashkëqeverisjes të ketë forcën e ligjit për rregullimin e marrëdhënieve për ligjin shqiptar.

Shqetësimin më të madh e keni me patrionazhistët pasi ju në zgjedhje ishin magazinë pa inventarë, përballë patronazhistëve që ishin fitues, ndaj ligji për bashkëqeverisjen nuk ka lidhje me patronazhistët”, ka thënë ajo.

Zjarr Tv Ad