“Vini fre marrëzisë”, ministri i Ramës këshillon deputetin e PD-së: Mos u merrni me patronazhistët, ata po bëhen gati për zgjedhje

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në seancën e sotme në Kuvend është duke u diskutuar në lidhje me projektligjin për për “Bashkëqerisjen”, e cila tashmë do të funksionojë si një agjensi, me drejtues që do të ketë pothuajse kompetencat e kryeministrit.

Deputeti Partisë Demokratike Dashnor Sula tha se projektligji për ‘Bashkëqeverisjen’ është një marrëzi dhe do monitorohet nga kryeministri Edi Rama. Ai i kërkoi qeverisë që të tërhiqet nga ky projektligj.

‘Ky projektligj ja kalon një telenovele turke, por vlen më pak. Personi që e ka shkruar ose është budalla ose e kanë detyruar. Varianti që u miratua në Komisionin e Ligjeve është ndryshuar. Është për të ardhur keq. Jo si krah kundërshtar, por do ju kërkoja të reflektojnë e t’i vënë fre një marrëzie të tillë.

Projektligji që do të miratojë sot PS është një ligj tërësisht politik nën drejtimin e kryeministrin. Krijon problematika, pasi ndërfutet tek pushtet e tjera. Duke parë zellin e madh në të cilin u mbrojt projektligji nuk besoj se do të tërhiqet mazhoranca. Kjo nismë rrëzon pushtetin demokratik duke kontrolluar çdo pushtet.’- tha Sula.

Përgjigjen për Sulën e ka dhënë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili i kërkoi që të mos merrej me ta, pasi kanë nisur punën për zgjedhjet e ardhshme lokale.

‘Lërini patronazhistët tanë se po bëhen gati për zgjedhjet lokale’.- tha Manja.

Zjarr Tv Ad