Artan Hoxha: 40% e policëve janë me kredi, u mbyllën edhe mensat në komisariate

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha deklaroi në ABC në emisionin Bardh a Zi, niveli bazë i pagesës së një polici sot në vendin tonë është 43 mijë lekë. Hoxha u shpreh se 40% e punonjësve të policisë kanë kredi për të shlyer.

“Niveli bazë i pagesës së një polici në Shqipëri është vetëm 43 mijë lekë. Çdo i ri me këtë pagesë a mbijeton dot? Duhet të ketë nivelin e pasionit në shkallën sipërore që të përballojë jetesën. 40% e punonjësve të Policisë së Shtetit janë me kredi”, deklaroi Hoxha.

Hoxha u shpreh se sot në policinë e shtetit nuk ka më as mensa që deri para ca kohësh shërbenin për efektivët e policisë me kosto më të ulët.“Të kërkosh sot kur kemi grupe kriminale që kanë buxhet më të madh se ministria e Brendshme. Pistoletat që përdor policia e shtetit janë tokarev. Tek veshja vihet një rrip dhe në këllëf futet pistoleta.

Ne sot jemi pesë vite pasi kemi nisur reformën për drejtësi. Gjyqtarë dhe prokurorë i filtruam. Tani as prokurori as gjyqtari nuk bëjnë arrestim.

I bëjnë këta që nuk dinë ku i zë nata. Çdo komisariat policie ka pasur mensë sidomos për ata që punonin larg vendit të banimit. Sot nuk ekzistojnë me. Edhe RENEA që është repart special nuk merr ushqim”, tha ai.

Zjarr Tv Ad