Një qytetar u eleminu pa zgjidhur çështjen e pensionit”, Balla: Agjencia e bashkëqeverisjes do të adresojë ankesat e njerëzve

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetar i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla në seancën e sotme plenare foli për bashkëëqeverisjen, ku tha se ka mbështetur ngritjen e zyrave të bashkëqeverisjes në çdo cep të vendit.

Balla u shpreh se në gjithë këto vite njerëzit kanë hasur shumë probleme, ndërsa shtoi se ky është një ligj që do të ndihmojë qytetarin e thjeshtë.

Balla: Në Librazhd kam pasur rastin e një pensionisti i cili vdiq pa arritur të zgjidhte çështjen e pensionit. Çështja që mund të zgjidhej shumë thjeshtë. Cështja u dërgua në gjykata dhe u zgjat pafund. Të them të drejtën prej vitit 2017 e kam mbështetur ngritjen e zyrave të bashkëqeverisjes në çdo cep të territorit.

Secili prej nesh përpara se ti bindet urdhrit politik duhet të shohë të dhënat që janë shumë domethënëse. Llafe kafenesh apo inate politike ka sa të duash, por të thuash përse të ngrihet një agjenci për ankesat e njerëzve duhet të mbash përgjegjësi. Agjencia në vetvete do të jetë një instrument më shumë në duart e qytetarëve.

Termi bashkëqeverisje nuk iu pëlqen dhe nuk kuptoni se qytetarët nuk kuptojne se përtej ndasive politike ky vend ka më shumë nevojë për shërbime dhe ne duhet ti lëmë mënjanë ndasitë.

Zjarr Tv Ad